Nobeli aspak nobël

Nobeli aspak nobël

Shkurt e shqip!

Nëse Nobelin e merr Peter Handke që refuzon një cmim sepse rebelohet kundër ofensives NATO mbi çnjerëzinë e çetnikëve, nëse Nobelin e merr Peter Handke që mohon genocidin apokaliptik mbi shqiptarët e Kosovës, nëse Nobelin e merr Peter Handke që mban fjalim i përlotur në ceremoninë e varrimit të Millosheviçit duke thene se çdokush do bënte atë që bëri Millosheviçi për popullin e vet, nëse ky është Nobeli, pra i përfaqësuar nga dikush aspak nobël, unë i kthehem me dëshirë rileximit të “Krushqit janë të ngrirë” dhe falenderoj shkrimtarin që i dha gjuhës sime një të tillë frymë letrare e njerëzore.

Si gjuhëtare desha t’u them Nobeldarovitësve se, meqë per Handken qenkan nisur thjesht e vetëm nga mjeshtëria e tij gjuhësore (se tjetër vlerësim nuk dëgjova), të qe thjesht e vetëm për mjeshtëri gjuhësore bënin mirë t’ia jepnin “Mein Kampf”-it të Hitlerit. Ai e meriton më shumë se Handke në të tillë aspekt, pasi manipulimi është mjeshtëri gjuhësore para së gjithash.

Kaq!

EMISIONET