Gazetari dhe analisti Armand Shkullaku i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, komentoi tubimin e 2 marsit. Shkullaku e quajti legjitim tubimin, duke u shprehur se shumë qytetarë iu përgjigjën thirrjes së Presidentit. Ai shtoi se në Shqipëri po përshkallëzohet autoritarizmi.

Armand Shkullaku: Manifestimi ishte një mesazh i qartë, që njerëzit që kundërshtojnë regjimin e sotëm janë të shumtë. Pavarësisht se një pjesë e tyre sigurisht ka ardhur nga partitë opozitare. Por shumë prej tyre ishin gati per tiu pergjigjur presidentit për të dalë në manifestim.  Ne aty dëgjuam thirrje “Rama ik”. Mesazhi është se pakënaqësitë po vijnë në rritje. 

Prtitë e opozitës duhet të vendosin mirë rrugën që duhet të zgjedhin. Rrugen e kompromisit me maxhorancës apo rrugën e përballjes. Sa i përket mesazhit të simbolikës besoj se kishte pak teatralitet si ulja në gjunjë. Megjithatë, nuk mendoj se është ky thebli i diskutimit. Ajo që ne duhet të diskutojmë është fakti nëse a kemi apo jo një përshkallëzim të autoritarizmit në Shqipëri. Unë mendoj se po!

Më tej, Shkullaku u shpreh se Presidenti nuk është i mërzitur me keqqeverisjen por me rrëmbimin e kompetencave që po i bëhen nga mazhoranca.

Armand Shkullaku: Presidenti nuk po del në manifestim se është mërzitur nga keqqeverisja. Ai po del në manifestim për shkak të kapjes të së fundit institucion që është presidenca dhe kundershtuar manipulimin që po i bëhet Gjykatës Kushtetuese qe ne gjeneze te saj. Presidenti po reagon ndaj diçkaje. Ne duhet të shohim se çfarë e ka shtyrë Presidentin ti drejtohet popullit në rrugë dhe jo në institucione? 

Nëse e shohim kështu mund të themi se është shumë normale një gjë e tillë. Me thoni keni parë ndonjë vend që nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ndryshohet Kushtetuta brenda nates,  ku rrëmbehen kompetencat e një institucioni tjetër, parlament gjysmak, pushtet lokal në duart e një njeriu. Të gjithë këto elementë e bëjnë anormal vendin. Nëse dikush kërkon të të mbyllë gojën, të të rrëmbejë të drejtat dhe kufizojë liritë e tua nuk mendoj se duhet të kemi reagim brenda institucioneve. Me kë duhet të dialogojë Presidenti?  

Presidenti i ka çuar letër KED, Parlamentit apo Ministrisë së Drejtësisë. Dhe te gjithe këto institucione dalin në punë një ditë të shtune dhe kërkojnë të rrëmbejnë një anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund të kërkosh një reagim në Francë kur ligjet që zbatohen këtu janë më keq se në Rusi. "

/Ora News.tv/