Shkuan për gjueti, shqiptari në Greqi plagos gabimisht shokun

Shkuan për gjueti, shqiptari në Greqi plagos gabimisht shokun

Një 37-vjeçar shqiptar në Greqi u plagos aksidentalisht me thikë nga shoku itij.

Mediat në Greqi shkruajnë se dy shokët kishin dalë për gjueti, por diçka ka shkuar gabim. Sipas policisë greke 37-vjeçari është goditur nga miku i tij me thikë në rrethana ende të paqarta.

Dy shqiptarët kanë lidhje të ngushta miqësie, por kur shkuan për të gjuajtur nuk morën asnjë masë vetëmbrojtjeje dhe nuk mbanin jelekë të verdhë për të ndihmuar në shënjimin e tyre.

Në kontrollet e para të policisë, 45-vjeçari, raportohet se ka qëlluar gabimisht shqiptarin. Ky i fundit paralajmëroi policinë dhe për shkak të terrenit malor u desh edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.

37-vjeçari ndodhet në Spitalin e Volos në gjendje kritike, ndërsa 45-vjeçari u arrestua nga oficerët e policisë.

EMISIONET