Sa herë ka reshje shiu, Shkoza është e para që përmbytet.

Kjo është banesa e familjes Domi, mes ujit dhe baltës, familjarët e së cilës thonë se reshjet e dënduara të shiut shkaktuan probleme të shumta në disa zona të Tiranës. Shkoza është një nga të prekurat.

Pavarësisht baltyës dhe ujit që kanë pushtuar banesat familjarët shprehen se nuk mund t’i braktisin ato.

"Në orën 4:15 zgjohet burri dhe del jashtë edhe i bie derës, shpejt thotë se u fut uji brenda. U zgjuam ne dhe sa u çova unë filloi uji të vinte. Çdo gjë është shkatërruar brenda, të paktën rrobat e turpit të mos rrimë lakuriq, se lakuriq kemi dalë në 4:15.”

Familjarët shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të rrugës, por kërkojnë që ato të bëhen me standarde në mënyrë që situata e përmbytjeve të mos përsëritet.

“Edhe për ndërtimin e rrugës ne nuk jemi kurrë në kundërshtim, por të paktën më dëmshpërble atë që më takon. Më jep aq sa më takon dhe unë të iki siç iku komshiu. Nuk po jetojmë dot. Balta, lluci, nuk kemi nga të hyjmë dhe nga të dalim, shkretëtirë”. 

Familjarët e prekur nga përmbytjet deklarojnë se përveç mediave nuk ka shkuar asnjë përfaqësues nga institucionet përkatëse për të bërë verifikimin e situatës dhe vlerësimin e saj.





/Ora News.tv/