Ka shkuar në 38 numri i viktimave nga ortekët e dëborës që goditën provincën lindore të Turqisë.

Ndërkohë që nuk dihet ende numri i saktë i personave të mbetur nën dëborë.

Ankaraja ka dërguar dy avionë luftarakë me 75 oficerë ushtarakë të cilët po ndihmojnë për operacionet e kërkim shpëtimit.

Me dhjetëra persona po punojnë me lopata dhe mjete të tjera për nxjerrjen e personave të bllokuar.

Orteku i të mërkurës ishte më shkatërrues, ku ndër viktimat janë dhe oficerë policie e zjarrëfikës.

LEXONI: Turqia përfshihet sërish nga ortekët e dëborës, 33 viktima, ndër to dhe oficerë policie

/Ora News.tv/