Me 133 të vdekur në një ditë Italia ka kapur numrin e 366 viktimave dhe të bëhet vendi i dytë në botë në vdekje nga koronavirus pas Kinës.

Ndryshe nga Italia, Kina po dëshmon se numri i të infektuarve dhe viktimave po bie duke shënuar vetëm 22 vdekje në ditë.

Nga ana tjetër, kryeministri italian Conte u shpreh: "Kjo është ora jonë më e errët. Do ketë dënim për ata që shkelin zonën e kuqe". 

Deri ditën e djeshme në Itali shënoheshin 267 të vdekur në zonën e Lombardisë.

Ndërkohë, në Gjemani janë shënuar dy viktimat e para.

Ndërsa në Qipro konfirmohen 2 rastet e para të prekura me koronavirus.

/Ora News.tv/