Shkon në 106 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indi

Më shumë se 100 njerëz mendohet se kanë vdekur nga përmbytjet shkatërruese të musonave në shtetin jugor të Kerala në Indi.

Ekipet e shpëtimit luftuan me shirat e rrëmbyeshëm për të shpëtuar banorët, ku gati 150.000 prej tyre raportohet se ishin të pastrehë.

Pjesa më e madhe e viktimave vdiqën pasi u mbuluar nga dherat pas rrëshqitjes së tokës.

Me shtimin e reshjeve të shiut dhe me alarmin e kuq të shpallur në vend, aeroporti kryesor thuhet se është mbyllur deri më 26 gusht.

Një zyrtar shtetëror tha për AFP se 106 njerëz kishin vdekur, ndërsa Economic Times në Indi raporton se janë 114 janë vrarë.

Qindra ushtarë po punojnë për shpëtimin e njerëzve në zonat e përmbytura.

Qeveria i ka kërkuar njerëzve të mos injorojnë urdhrat e evakuimit ndërsa po shpërndahet ushqimet për dhjetëra mijëra njerëz që kanë arritur që të shkojnë në zona më të larta.

EMISIONET