Autoritetet italiane kanë  publikuar sot të dhënat e fundit zyrtare mbi epideminë e koronavirusit të regjistruara në nivel kombëtar deri më ora 17.00 të datës 5 mars.

Numri i viktimave ka shkuar në 148, ndërsa deri më sot janë regjistruar 3858 raste personash të infektuar.

351 po kurohen në repartin e terapisë intesive. 1790 në struktura spitalore e 1165 në kushte shtëpie.

Numri i personave të shëruar është 414.

Rajoni i Lombardisë mbetet përsëri territori më i prekur nga virusi me 2251 raste e 98 viktima, më pas vjen rajoni i Emilia Romagna me 698 persona të infektuar e 30 viktima e rajoni Venetos me 407 raste e 10 viktima,

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar dhe 2 persona pozitiv me koronavirus në rajonin e Valle D'Aosta ku deri më sot nuk ishte regjistruar asnjë person i infektuar.

Fasha e moshës së viktimave dhe personave të infektuar është nga 66 vjeç deri në 94 vjeç.

/Ora News.tv/