Shkolla e Magjistraturës në ngërç, Sadushi jep alarmin, letër kryetarit të Kuvendit

Shkolla e Magjistraturës në ngërç, Sadushi jep alarmin,

Në një kohë kur Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka nisur të largojë nga sistemi prokurorë e gjyqtarë,  shkolla e Magjistraturës, institucioni që pregatit gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm duket se po dështon në misionin e saj. Për Ora News, drejtori i kësaj shkolle Sokol Sadushi thote se moskrijimi i KLGj dhe KLP ka  bërë që këtë vit kjo shkollë të mos pranojë kandidatë  të rinj dhe për këtë kerkon  nga Kuvendi  të nderhyje, duke bërë një shtesë ne dispozitën kalimtare.   

Pas Gjykatës ë Lartë dhe Kushtetuese vonesa e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë  duket se ka futur në kolaps edhe shkollën e  Magjistraturës.  

Alarmin e jep  drejtori i kësaj shkolle, Sokol Sadushi, i cili thotë  se këtë vit  ky institucion që  do të furnizojë  sistemin me gjyqtarë dhe prokurorë, rrezikon të mos hapë vitin i ri akademik për studentët e vitit të parë.   

Sadushi: Për vitin akademik 2018-2019 që fillon në tetor, shkolla nuk e organizon dot provimin sepse ligji ka përcaktuar këshillat si organe që përcaktojnë vendet vakante. Për sa kohë që këto këshilla nuk janë ngritur, ne në tetor nuk kemi studentë për të filluar shkollën për vitin akademik.

E njëjta  situatë është edhe për 16 magjistratët, prokurorë dhe gjyqtarë që diplomohen këtë vit, të cilët rrezikojnë të mbeten pa u emëruar.  

Sadushi: Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të emërojë, 16 kandidatët nuk mund të emërohen në muajin korrik. Edhe kjo ka nevojë për një amandament ligjor për ti dhënë mundësi KLD dhe Prokurorit të Përgjithshëm  në këtë fazë tranzitore që të emërojnë dhe kandidatë magjistratë. Nevoja për magjistratë është e madhe dhe do të ishte e pakuptimitë që një ndryshim i tillë ligjor të mos realizohej përsa kohë ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj në sistem.

Kreu i Magjistraturës thote se në 7 maj  shkolla do të zhvillojë provimi  e formimit  profesional për 50 ndihmësat ligjorë që janë aktualisht në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, të cilet nese marrin 60 % të pikëve u jepet mundesia për të vazhduar dy vite Magjistraturën.  

Sadushi: Në varësi të performancës së tyre në atë provim do të vendoset nëse ata do të jenë apo jo pjesë e sistemit.Mbi 60% e pikëve të marra në këto dy faza të testimit që bëhet për këtë kategori do të jetë një kusht, ndërkohë nga ana tjetër do të jetë dhe një dëshirë e tyre nëse duan apo jo të hyjnë në sistem me qëllim që shkolla në muajin  tetor të ketë një klasë me këshilltarët ligjorë të cilët e kalojnë këtë testim.

Sadushi shesh si zgjdhje  marrjen e iniciativës nga ligjvënësit për të bërë një shtesë në një prej dispozitave  kalimtare, qe edhe per vitin akademik 2018 -2019 te veprohet siç ndodhi ne vitin e kaluar, ku ishte përcaktuar pranimi i 25 kandidatëve.

Sadushi: Të bëhet një amendament për vitin akademik 2018-2019 që shkolla të organiozojë provimin brenda muajit shtator. Nëse kjo realizohet, atëherë në muajin tetor ne do të kemi mundësinë për të pasur kandidatë të rinj. Ndryshe nëse nuk bëhet ky ndryshim ligjor, shkolla në muajin tetor nuk ka studentë.

Ndërsa në lidhje me kapacitetin që mund të perballojë kjo shkollë, tashmë ne kushtet kur edhe vettingu ka nisur të largojë gjyqtarë dhe prokurorë që janë getur me proleme, drejtori i Magjistraturës ka këtë përgjigje:

Sadushi: Mund të shkojmë deri në shifrën 50. Nëse ju do të dëgjoni që shkolla e Magjistraturës e ka shtuar kapacitetin, e ka bërë me 100 studentë fitues, jam i bindur që do të dyshoni në cilësinë që ajo do të sjellë. Ne nuk kemi dëshirë që të ulim cilësinë për të mbushur vendet në gjyqësor.

EMISIONET