Shkoi për pushime, nëna hedh nga makina në lëvizje foshnjën dymuajshe

Shkoi për pushime, nëna hedh nga makina në lëvizje

Një grua amerikane dyshohet se hodhi foshnjën e saj nga një makinë në lëvizje në Bali, përpara se të hidhej vetë pak momente më vonë.

Nicole Stasio, 32 vjeç, nga California, u hodh nga makina pa paralajmërim në një kryqëzim në Denpasar në ishullin indonezian të Balit të martën në mbrëmje.

 Fshatarët gjetën foshnjën me lëndime të rënda më pak se një milje nga ku Stasio doli nga makina. Fëmija vdiq në spital rreth shtatë orë më vonë.

Stasio, e cila po vuan nga depresioni i rëndë pas lindjes, është arrestuar në spitalin Sanglah, por oficerët janë ende në pritje për ta marrë në pyetje.

Për shkak të gjendjes së saj mendore, ata ende nuk i kanë treguar se vajza e saj, e quajtur Arya Rose, ka vdekur.

Shefi i policisë së Denpasar, Nyoman Wiarajaya, tha në një konferencë shtypi të mërkurën se oficerët nuk kanë mundur ta pyesin gruan pasi ajo është e shtruar në spital në gjendje të rëndë depresive.

Wiarajaja tha se gruaja, e cila ka lindur në Kaliforni, udhëtoi në Bali me prindërit e saj në korrik.

Prindërit qëndruan në Bali për rreth 10 ditë dhe Stasio lindi në ishull në shtator pas largimit të prindërve të saj.

"Ajo nuk pranoi të përgjigjej kur ata (prindërit) u pyetën për babanë e fëmijës së saj", tha Wiarajaja.

"Por ajo dha përshtypjen se ishte e pamartuar dhe familja e saj preferonte që ajo të lindte një fëmijë jashtë vendit, sikur donte të shmangte diçka", tha ai.

 

EMISIONET