Para disa javësh, Kanye Ëest mori bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij për të bërë një udhëtim në Afrikë, pa e ditur se çfarë do përjetonte.

Një grup personash të armatosur kishin vendosur që ta rrëmbenin reperin, i cili po eksploronte një xhungël.

Kanye ishte i shoqëruar me rojet e sigurisë dhe disa vendas që e njihnin zonën. Gjatë rrugës, para tyre u shfaqën disa persona të armatosur dhe asnjëra nga palët nuk pranonin të ulnin armët.

Për të qenë të mbrojtur, grupi i sigurisë vendosi që së bashku me Kanye-n të kalonte një natë në pyll. Mediat e huaja kanë raportuar që ajo mbrëmje ishte e tmerrshme dhe reperi mezi priste që të takohej me familjen.

Fatmirësisht, Kim dhe fëmijët ishin në hotelin luksoz dhe nuk e përjetuan makthin. Asnjëri nga yjet nuk zgjodhi ta bëjë publik këtë rast, megjithëse u zbulua nga një burim që e tha për të përditshmen Radar.

/Ora News.tv/