Sekuestrohen 13 kg kanabis në Himarë. Në pranga ka rënë një 26-vjeçar. Shtetasi K. P., banues në Shkodër po qarkullonte me një automjet i dyshimtë.

Në tentativë për t’u larguar dhe për t'i shpëtuar shërbimeve të Policisë, drejtuesi i automjetit “Ford Fiesta” e ka hedhur nga automjeti lëndën narkotike, pranë zonës bregdetare të quajtur "Livadh".

Në ndjekje e sipër, shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e menjëhershme dhe arrestimin në flagrancë të drejtuesit të 26-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 13 kg cannabis sativa;

• një automjet “Ford Fiesta”;

• një sasi parash prej 2400 eurosh;

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

/Ora News.tv/