Një 39 vjeçar nga Shkodra është arrestuar në Kakavijë pasi gjatë kontrollit në gomën rezervë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa pako me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva

Policia  kufitare informoi sot se pesha totale ishte 3.5 kg.

 Veprimet hetimore dhe proceduriale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L.K., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. (Ne foto) 

/Ora News.tv/