Shkodra: Është koha që konsumatori dhe qeveria të kthejnë vëmendjen nga produkti vendas

Shkodra: Është koha që konsumatori dhe qeveria të

Pandemia e koronavirusit nuk ka kaluar pa pasoja as në sektorin prodhues. Sekretari  i Përgjithshëm i Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, në një intervistë për Ora News i bën thirrje konsumatorëve dhe qeverisë shqiptare të kthejnë sytë nga produkti vendas.

Shkodra: Jemi një ekonomi që është e varur nga importi dhe gjithmonë relaksohet tregu kur produkti shqiptar hyn, sidomos në stinën e  pranverës, verës dhe vjeshtës. Është koha që jo vetëm konsumatori por edhe qeveria të kthejë vëmendjen nga produktet vendore. Janë produkte shumë më të mira , produkte që vlerësohen maksimalisht dhe në tregjet ndërkombëtare. Ky është rasti më i mirë që produktet vendore ti shërbejnë tregut tonë, konsumatorit tonë. Qoftë ne si prodhues, qoftë dhe konsumatori duhet të tregojë në këtën moment solidaritet ndaj prodhimit vendor.

Masat shtrënguese kanë dhënë ndikimin e tyre, por Shkodra shpreson se nga java e ardhshme kultivuesit do të jenë më të lirë për të vijuar punën e tyre.

Shkodra: Besoj se nga java tjetër, kultivuesit në të gjithë territorin e Shqipërisë do të jenë më të lirë për të vijuar punën e tyre. Është momenti i mirë, fillimi i pranverës kur kultivohen produktet e freskëta dhe të stinës. Edhe përpunuesit e këtyre produkteve do të kenë më shumë lëndë të parë.Do të kemi situatë jo të mirë me eksportet, kanë filluar të ndjehen që tani. Situata nuk do të jetë fushë me lule, do të jetë e komplikuar dhe e vështirë.

Sipas Shkodrës, pjesë e paketës financiare të qeverisë duhet të jetë dhe bujqësia.

Shkodra: Qeveria duhet të transferojë në Ministrinë e Bujqësisë një fond të konsiderueshëm për subvencionimin e bujqësisë për të përballuar efektet negative që ka dhënë COVID 19 te familjarët dhe fermerët që kultivojnë sot. Shifrat e rritjes ekonomike parashikohen të jenë minus në gjithë botën dhe nuk mund të bëjmë përjashtim.

Ndërsa kryeministri ka parashtuar si mundësi kreditë e buta, Shkodra i sheh si opsion vetëm për ndërmarrjet prodhuese por jo për fermerët.

Shkodra: Nëse injektimi përmes kredive të buta që ne ngulim këmbë me zero interes për ndërmarrjet prodhuese mund të jetë një opsion por mekanizmi duhet të jetë i theshtuar, i lehtë, i akesueshëm nga ana e industrive dhe të mos kthehet në barrë. Duhet kombinuar dhe me grante, prapë për industrinë. Diskutim tjetër do të bëhet për fermerët, pasi ata nuk mund të qasen kurrë në një kredi. E kanë provuar dikur dhe akoma nuk i kanë shlyer dhe janë në penalitete.

EMISIONET