Aktorët e humorit u bën bashkë në Shkodër. Festa Mbarëkombëtare e Humorit, mirëpriti trupën profesioniste të Shkodrës, Parodistët e Vlorës, trupat e humorit nga Peshkopia, Durrësi, Korça dhe Gjakova.

Pas afro 3 dekadash, skena e teatrit "Migjeni" i bashkoi sërish aktorët e trupave të estradës së Shqipërisë.

Festa Mbarëkombëtare e Humorit mirëpriti trupën profesioniste të Shkodrës, Parodistët e Vlorës, trupat e humorit nga Peshkopia, Durrësi, Korça dhe Gjakova.

Tre orë radhazi varieteja dhuroi të qeshura pafund për artëdashësit që kishin mbushur sallën e teatrit.

Një homazh, miqtë e ardhur nga Vlora e bënë për një nga ikonat e humorit shkodranë e shqiptar, regjisorin dhe “Mjeshtrin e Madh” Gjosho Vasia.

Rikthimi i të gjithë aktorëve sëbashku në skenë është një moment i rëndësishëm për të shpresuar në ringritjen e këtyre trupave me artistë të rinj.

Arian Çuliqi: Qëllimi i këtij Festivali ishte që të sjellim shumë të rinj në skenë.

Zef Deda: Pata një emocion më të thellë se vetë spektatori të emocionon se të pret fort mirë. Edhe skena u mbush me djem e vajza të reja aktorë se Shkodra është e pashtershme.

Festa Mbarëkombetare e Humorit do të ngjitet në skenën e teatrit “Migjeni” për 3 netë me radhë.

/Ora News.tv/