Shkodër, 7 persona të dyshuar me Covid-19. mostrat dërgohen në Tiranë për testim

Shkodër, 7 persona të dyshuar me Covid-19. mostrat dërgohen

Në Shkodër janë marre 7 mostra, të cilat janë dërguar në ISHP në Tiranë për të cilat priten përgjigje.

Personat janë qytetarë të Bashkisë Vau i Dejës, Hot i Ri, Oblikë, dhe qyteti Shkodër.

Në bashkinë Vau Dejës, deri sot janë 5 raste pozitiv Covid-19.

Janë shpërndarë rreth 79 pensione në shtëpi, dhe 13 pensionisteve u janë dërguar ilaçe në shtëpi, janë kontaktuar rreth 29 persona për vetkarantinim.

Po ashtu, janë sanksionuar 4 banorë për shkelje të orarit të qarkullimit, janë dezinfektuar objektet si qendra e fshatit Barbullush, Qendra Shëndetësore, Qendra e të moshuarve, Komisariati Policisë në Bushat.

Nga ISSHSH, janë kontrolluar, inspektuar rreth 106 subjekte, si hotele, farmaci, markete, furra buke, pika pagesash, në të cilat është konstatuar se zbatohen rregullat e sigurisë.

EMISIONET