Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Edi Ramën, tha në një intervistë për "Tempora" me Sonila Meçon në Ora News, se kryeministri Edi Rama nuk ka një qëndrim publik për çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Pjesë nga biseda: 

Haxhiu: Si mund të jeni kaq të pashpirt me vendin tuaj sepse ju e fyeni kryeministrin për faktin se ai ka një qëndrim për çështjen  e Kosovës.

Meço: Ka një qëndrim zt.Rama për çështjen e ndarjes së Kosovës?

Haxhiu: Nuk ka! Me sa di unë nuk ka një qëndrim publik. Privat unë nuk e di sepse nuk vlen asgjë.

Meço: Jeni shumë afër zt.Rama. E këshilloni për kaq gjë për zt.Thaçi?

Haxhiu: Unë jap gjykime se çfarë është e mirë për këtë vend sepse unë jetoj këtu. Unë jap gjykime për Shqipërinë sepse jetoj në Shqipëri. Nëse më pyet mua pse jam për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë të jap 1 mln arsye pse. Statistikat janë që kosovocentrizmi është shumë i rritur dhe popullata e Shqipërisë është gjysmë për gjysmë.


Lexoni deklaratat me të rëndësishme në këtë intervistë nga Ramush Haradinaj dhe e Baton Haxhiut

Shkëmbim territoresh? Haradinaj për "Tempora": Nuk jam tregtar tokash!

"Në Serbi janë 3 mijë agjentë rusë të veshur si humanitarë"

Haradinaj i përgjigjet dy ambasadorëve të SHBA: Edhe unë dua të heq taksën por...

Haradinaj: Mogherini armike e Kosovës! Rama e Thaçi axhendë të gabuar

Haradinaj: Baza e NATO-s në Kuçovë më e rëndësishme se avionët rusë që blen Serbia

Haradinaj: Dialogu me Serbinë ka dobësuar Kosovën, taksa reciprocitet

Haradinaj: Nëse Rama do bashkimin të mbyllë Rrugën e Kombit, të ndërtojë hekurudhën

Ramush Haradinaj: Rusia ka paguar media e pushtetarë në Shqipëri për të lobuar pro ndarjes së Kosovës

"Kosova" Porosia e Haradinajt për Tiranën zyrtare: Kujdes, se ka limit çdo gjë

Haradinaj: Edhe nga Tirana zyrtare po lobohet në Amerikë për ndarjen e Kosovës

Baton Haxhiu: Rama shumëvështirë i këshillueshëm, por s'është tradhtar. As Thaçi



/Ora News.tv/