Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Edi Ramën, në një intervistë për "Tempora" me Sonila Meçon në Ora News, i konsideron "idiotë" ata që gjykojnë idetë për shkëmbimin e territoreve. Haxhiu bashkë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi kanë folur publikisht për ide të tilla.  

Haxhiu: Krejt konceptimi i korrigjimit të kufijve nuk është i bartur me analizë.  Nuk ka lidhje transparence.

Nëse nuk ka transparencë nuk akuzon dhe nuk shpall tradhtar. 

Kemi një grup idiotësh që gjykojnë mbi vendimin pa pasur vendim fare.  

Sepse kemi Parlamentin dhe referendumin. Unë nuk di se çfarë kanë biseduar njerëzit. Por unë di të them që më shumë se sa marrëveshja Kosovë-Serbi, njerëzit kanë frikën e bashkimit Kosovë-Shqipëri. 

Sonila Meço: Kush ka frikë?

Baton Haxhiu: Të gjithë liderët politikë. Shikoni rireshtimin. Nuk kanë dëshirë sepse nuk duan që ky projekt të lidhet me dy njerëz, që janë Edi Rama dhe Hashim Thaçi, që është e drejtë e Zotit, por u ka ra hise që të jenë në funksione të tilla dhe rirreshtimi kundër projektit të bisedimeve është për shkak të këtyre dy njerëzve jo për shkak të propozimeve që ata mund të japin.

Edi Rama nuk ka bart asnjëherë në publik idenë e ndarjes së kufijve. Njerëzit gjykojnë se çfarë mendon ai. As Hashim Thaçi nuk ka folur por e ka lënë të kuptohet. Esenca është se nuk ka njeri normal që flet për korrigjimin dhe ndarjen nëse ka një alterntivë.

Ma thoni cili kryeministër që thotë unë siguroj njohjen e Kosovës nga 5 shtetet e BE- së,fus Kosovën në OKB? 

Sonila Meço: Zoti Vucic e ka një alternativë nëse Europa nuk bë e marr kthesën nga Rusia, po Kosova

Baton Haxhiu: E merr kthesën nga Shqipëria. Eshtë e thjeshtë. Shiko rrireshtimin e liderëve politikë. Kush kundërshton dhe kush hesht. Si mundet që njerëzit të kundërshtojnë një gjë që ende nuk ka ndodhur? 

Sonila Meço: Këshillimi që i bën zotit Rama mendoni se deontoligjikisht ju vë në pozitë jo normale?

Baton Haxhiu: Jo. Ne duhet të kemi një qëndrim publik për cështjen dhe këtë nuk ma mohon askush. Nëse të tjerët kanë një qëndrim publik të pafund kundër Edi Ramës, në disa pika a mund të them që ai e ka mirë.

Sonila Meço: Ju e këshilloni

Baton Haxhiu: Ju mendoni që unë e këshilloj por unë Edi Ramën e kam mik. Edi Rama është shumë vështirë i këshillueshëm. Shumë vështirë i këshillueshëm. Shumë vështirë i këshillueshëm. Për ata që e njohin është shumë vështirë i këshillueshëm.

Sonila Meço: Ju si njohës shumë i mirë i zhvillimeve mendoni se zoti Rama e ka tejkaluar pak tagrin për tu shprehur në lidhje me Kosovën pa një vendim parlamenti

Baton Haxhiu: Për çfarë është shprehur Edi Rama për Kosovën?

Sonila Meço: Është shprehur dhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Baton  Haxhiu: Po çfarë të keqe ka këtu. A kanë të drejtë SHBA të shprehen për Kosovën, Gjermania, Rumania, si mund të jeni të pashpirt me vendin tuaj. Ju fyeni kryeministrin për faktin se ai ka një qëndrim për çështjen e Kosovës.

Sonila Meço: A ka ndonjë qëndrim zoti Rama për cështjen e ndarjes apo korigjimit të kufijve

Baton Haxhiu: Nuk ka mesadi unë në publik, ndërsa qëndrimi privat nuk vlen asgjë.

Sonila Meco: Jeni shumë afër me zotin Rama e këshilloni po kaq dhe zotin Thaci

Baton Haxhiu: Jo. Unë jam gjykime se cfarë është mirë për këtë vend. Nëse më pyet përse jam për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë të jap 1 milionë arsye.

Kjo çfarë po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri është logjika e pafytyrësisë, e rrënimit të gjithëçka që vjen nga idetë e kujtdoqoftë.

Kur gjykoni gjykoni në kontiunitet të ngjarjeve por jo për faktin se urreni Edi Ramën ose Hashim Thaçin dhe tani duhet të minojmë një të ardhme që po na ikën nga ky vend.

Vetëm mos shpallni tradhëtarë pa u kryrë çështja. Mos harroni çështja e Preshevës dhe Bujanovcit e Serbëve të Veriut para të gjithash është çështje humane. Ata nuk kanë jetë, dhe nëse nuk zgjidhet kjo çështje të gjithë ato vende   do të mbesin të zbrazta siç janë të zbrazta nga Merdarja në Prokuple. 

Lexoni deklaratat me të rëndësishme në këtë intervistë nga Ramush Haradinaj dhe Baton Haxhiu

Shkëmbim territoresh? Haradinaj për "Tempora": Nuk jam tregtar tokash!

"Në Serbi janë 3 mijë agjentë rusë të veshur si humanitarë"

Haradinaj i përgjigjet dy ambasadorëve të SHBA: Edhe unë dua të heq taksën por...

Haradinaj: Mogherini armike e Kosovës! Rama e Thaçi axhendë të gabuar

Haradinaj: Baza e NATO-s në Kuçovë më e rëndësishme se avionët rusë që blen Serbia

Haradinaj: Dialogu me Serbinë ka dobësuar Kosovën, taksa reciprocitet

Haradinaj: Nëse Rama do bashkimin të mbyllë Rrugën e Kombit, të ndërtojë hekurudhën

Ramush Haradinaj: Rusia ka paguar media e pushtetarë në Shqipëri për të lobuar pro ndarjes së Kosovës

"Kosova" Porosia e Haradinajt për Tiranën zyrtare: Kujdes, se ka limit çdo gjë

Haradinaj: Edhe nga Tirana zyrtare po lobohet në Amerikë për ndarjen e Kosovës

Baton Haxhiu: Rama shumëvështirë i këshillueshëm, por s'është tradhtar. As Thaçi

Shkëmbimi i territoreve, Baton Haxhiu: Si mund të jeni të pashpirt duke fyer Ramën!


/Ora News.tv/