Shkëlqeu ndaj Realit, gjiganti spanjoll shfaq interes për mbrojtësin holandez

Shkëlqeu ndaj Realit, gjiganti spanjoll shfaq interes për

Paraqitja brilante ndaj Realit të Madridit ka tërhequr vëmendjen e skuadrave europiane, që kanë parë te Ajaxi element cilësor për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Një prej elementëve më të rëndësishëm të holandezëve është talenti i mbrojtjes, Matthijs de Ligt që të martën mbrëma ishte thjeshtë fantastik. Kjo paraqitje nuk ka kaluar pa vëmendjen e drejtuesve të Atletico Madrid,  që tashmë pritet të hidhet në sulm për ta sjellë në kryeqytetin spanjoll që në merkaton e verës.

Me Lucas Hernandez të lidhur me Bayern Munchen dhe Diego Godin që ka gjetur akordin me Interin, Atletico ka nevojë për një mbrojtës të një kalibri të lartë dhe Simeone duket se ka identifikuar De Ligt si përforcimin ideal.

Për holandezin ka shfaqur interes edhe skuadra e Barcelonës, me presidentin katalanas, Josep Maria Bartomeu që e pëlqen jashtë mase 19 vjeçarin.

EMISIONET