Shkëlqeu kundër Interit, talenti i Barcelonës i thotë "po" Milanit

Shkëlqeu kundër Interit, talenti i Barcelonës i thotë

Skuadra e Milanit duke qenë shumë larg pritshmërive këtë sezon do të mundohet të bëj disa përforcime në merkaton e janarit. 

Dëmtimi i Leo Duartes dhe forma e dobët e Mattia Caldarës ka detyruar drejtuesit kuqezinjë të hedhin sytë për të ofruar një mbrojtës në ekip. Emri më i lakuar për të mbërritur në "San Siro" është Jan-Clair Todibo. Talenti i Barcelonës ka shumë pak hapsira tek katalanasit dhe ka dhënë miratimin për të kaluar në kampionatin italian të futbollit. 

Maldini-Boban e kërkojnë francezin me formulën e huazimit me të drejtë blerje. Ndërkohë klubi Barcelonës kërkon që në këtë marrëveshje të ketë edhe të drejtën e riblerjes. Milani ofron 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e Tobidos.

EMISIONET