Trafik heroine Shqipëri-Itali, mes 26 të arrestuarve ka dhe shqiptarë
Tre shqiptarë janë mes 21 personave të arrestuar sot në Itali si pjesë e një organizatë kriminale Italo-Shqiptare që merrej me trafikun e marijuanës dhe heroinës.
Policia shqiptare informoi sot detaje rreth këtij operacioni të koduar “Smoke Snake”që u ndërmor mëngjesin e sotëm (13 nentor 2017) në zonën e Napolit dhe Kazertas, Itali.
Gjatë operacionit është sekuestruar edhe rreth 1 kg heroinë në Napoli.
Shqiptaret e arrestuar
“Shtetasi Shqiptar me iniciale L.C. vjeç 36 u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni.
E.N. vjeç 26 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.
E.Sh vjeç 39 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.
“Smoke Snake”
Të 26 urdhër arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Napolit. Ndërsa gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas, mes tyre
18 italianë dhe 3 shqiptarë.
Operacioni i koduar "Smoke Snake" është kryer nga Guardia di Finanza e Marcianise dhe kanë marrë pjesë rreth 100 efektivë.
Hetimet, sekuestrohen llogari bankare e heroine
Hetimet kanë nisur që në maj të 2016 dhe deri tani janë sekuestruar 38 kg marijuanë dhe 8 kilogram heroinë, 500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash. Po gjatë operacionit janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro.
"Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë" informoi sot policia e shtetit.
Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas. Personat e arrestuar akuzohen se janë pjesëmarrës në një organizatë të trafik ndërkombëtar droge që tregëtohej në provincat napoletane dhe Kaserta.
/Oranews.tv/