Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Itali, 9 në pranga, shqiptarja ishte në krye të bandës

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Itali, 9 në pranga,

Autoritetet policore italiane në territorin e provincës së Breshias kanë shkatërruar një bandë kriminale me aktivitet në trafikun e prostitucionit.

Nën urdhër arresti janë vënë 9 persona, 5 prej të cilëve të shpallur në kërkim.

Në pranga është vënë kreu i kësaj bande shqiptarja Liljana Shoshari, 35 vjeçe, banuese në komunë Rezzato në provincën e Breshas, shoferi i saj 61-vjeçari italian me origjinë kalabreze Ludovico Raffa, shqiptari 27-vjeçar Emiljano Osmani me detyrën e kontrollit të vajzave prostituta në rrugë e shtetasja rumune Ionica Paun.

Ata akuzohen për trafik e shfrytëzim prostitucioni, grabitje e trafik lëndësh narkotike.

Hetimet e këtij operacioni i koduar "Telepass" kanë nisur katër vite më parë e kanë zbardhur aktivitetit kriminal të kësaj bande që shfrytëzonte vajza të ardhura kryesisht nga Evropa Lindore.

5 anëtarët e tjerë të bandës janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

EMISIONET