Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia italiane ka goditur dy grupe kriminale duke ekzektuar urdhër arrestimin ndaj 50 personave, shtetas shqiptarë dhe marokenë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe prostitucionit.

Në pranga janë vënë 50 persona shtetas shqiptarë dhe marokenë të akuzuar për trafik kokaine e hashashi. 21 prej personave të arrestuar janë ndaluar në qytetin e Bolonjës.

Mediat vendase thonë se janë arrestuar 25 shtetas shqiptarë në Milano, Firenze, Komo,  Ascoli e Monza.  Gjatë operacionit janë kryer kontrolle në disa banesa e lokale, si dhe janë sekuestruar 37 mijë euro cash.

Droga trafikohej nga Maroku  e shpërndahej në territorin e provincave të Emilia Romanjës dhe Lacios.

Droga trafikohej nga Maroku në rrugë tokësore në Spanjë e më pas mbërrinte  në Itali. Përgjatë këtij opearacioni është sekuestruar një kamion me rreth 1 tonë hashash që do të trafikohej në veri të Italisë.

Trafikantët përdorini  një gjuhë të koduar për të komunikuar mes tyre.

Në kuadër të këtij opearcioni Policia e Milanos Bolonjës dhe Leccos ka ekzekutuar kontrolle në shumë banesa në rreth 10 qytetet italiane.

Gjatë ditës pritet që Policia italiane të zbardh detajet e këtij operacioni.

/Ora News.tv/