Shkatërrohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Itali

Shkatërrohet banda e “skifterëve” shqiptarë në

Policia e Triggiano mëngjesin e ditës së sotme goditi grupin e shqiptarëve, nën akuzën e vjedhjes.

Të arrestuarit janë: N.X 41-vjeç, N.M 39-vjeç, N.V 27-vjeç, M.K 23-vjeç, P.E 53 vjeç.

Shqiptarët me origjinë nga veriu i vendit kishin më shumë se 20 vite që jetonin në Itali, në zonën e Cassano dhe Santeramo.

Policia bën me dije se nën hetim janë edhe tre italianë të tjerë, të cilët dyshohet se janë përkrahës të grupit.

Të arrestuarit kishin si synim grabitjen e karburanteve, bareve, tobakove, por pa përjashtuar edhe vjedhjet e makinave, apo sulmet në ATM dhe zyrat postare me përdorimin e eksplozivëve.

Banda e shqiptarëve ishte evidentuar nga policia, por disa herë kishin mundur të arratiseshin, duke ikur me makina me fuqi të lartë dhe duke i ngritur pengesa rrugës policisë.

EMISIONET