Një tjetër bandë kriminale shqiptare me aktivitet në grabitje banesash është shkatërruar nga policia italiane.

Brenda një muaji, kjo bandë kishte kryer mbi 25 grabitje në provincën e Komos dhe Lekos, me një vlerë prej më shumë se disa qindra mijëra euro.

Vetëm gjatë një grabitje të kryer në vilën e një biznesmeni në komunën Dongo të Komos, objektet e vjedhur kanë kapërcyer vlerën e 100 mijë euro.

Tre anëtarët e bandës të vënë nën pranga janë M.L 32 vjeç, M.E 26 vjeç dhe G.E 36 vjeç. Ata jetonin në Itali pa leje të rregullt qëndrimi.

Baza operative e tyre ndodhej në një apartament të vogël në komunën e Lekos.

Banda vepronte kryesisht në orët 17-19 të mbrëmjes e në grabitjet që kryenin ishin interesuar për objekte të çmueshme, flori e para cash. Rrallë grabisnin objektë me vlerë elektronike e teknologjike.

Hetimet e policisë italiane në shkatërrimin e kësaj bande kanë nisur pas arrestimit në muajin gusht të një shtetasi shqiptar, i cili ishte në kontakt të vazhdueshmë me 3 shqiptarët e arrestuar.

Akuza ndaj tre të arrestuarve është pjesëmarrje në aktivitet kriminal e grabitje.

/Ora News.tv/