Fjalor banal ne facebook, shkarkohet nga detyra burri i zv/ministres Rovena Voda
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkarkuar nga detyra drejtorin e shërbimit parësor spitalor, doktor Aurel Voda.
Doktor Voda, njëherësh edhe bashkëshorti i zv.ministres së brendshme Rovena Voda u shkarkua për shkak të fjalorit banal dhe gjuhës kërcënuese të përdorur në rrjetet sociale.
Përmes një reagimin në rrjetet sociale, Manastirliu u shpreh se reagimet e Dr Vodës në profilin e tij në facebook ndaj disa sulmeve mediatike ëshët e patolerueshme.
“Cilat do qofshin arsyet që e kanë motivuara të reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë”, shprehet Manastirliu.
Menjëherë pas vendimit të ministres ka reaguar Doktor Voda i cili përmes një statusi në Facebook, ka kërkuar falje publike.
“JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me gjithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.
Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kush do qoftë ai”, shkruan Voda.