Kushtetuesja në kolaps, shkarkohet edhe gjyqtarja Altina Xhoxhaj

Kushtetuesja në kolaps, shkarkohet edhe gjyqtarja Altina Xhoxhaj

Shkarkimi i anëtares së Gjykatës së Lartë, Altina Xhoxhaj, ka sjellë edhe kolapsin total të kësaj gjykate. Mosjustifikimi i pasurisë është aryesja e shkarkimit të Xhoxhajt, ndonëse vendimi i plotë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të mësohet më vonë. Më herët KPK la në detyrë prokuroren Fatjona Memçaj.

Gjykata Kushtetuese hyn zyrtarisht në kolaps pas vendimit të KPK për shkarkimin e anëtarës Altina Xhoxhaj. Pas këtij verdikti të KPK, Kushtetuesja mbetet me  4 anëtarë Bashkim Dedja, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari dhe Vitore Tusha, e cila e kaloi vettingun.

Ky kuorum është i pamjaftueshëm për zhvillimin e seancave gjyqësore dhe për shpalljen e vendimeve në Gjykatën Kushtetuese. Altina Xhoxhaj është e treta anëtare pasi më herët u shkarkua gjyqtari Fatos Lulo, ndërsa Besnik Imeraj dha dorëheqjen.

Javën e ardhshme përpara KPK është thirrur anëtari tjetër i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha.

Ndër shkaqet e shkarkimit përmendet ai i mosjustifikimit të pasurisë, ku spikat një vilë dhe tokë në Gjirin e Lalzit dhe apartamenti në Tiranë. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik për Xhoxhajn, 2 rezultojnë me probleme me shuma të pajustifikuara.

Avokatja e saj paralajmëroi apelimin e këtij vendimi.

"Si avokate mund të them se Xhoxhaj ka bërë deklarim të plotë dhe sipas ligjit për kontrollin e pasurisë. Nuk ka pasur fshehje, deklarim të rremë apo të pasaktë.  Ligji parashikon mjetin e apelimit. Jemi me bindje të plotë që do të kalojë për shkak të performancë së saj" u shpreh avokatja e Altina Xhoxhajt.

Më herët, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmoi lënien në detyrë të prokurores

edhe një tjetër vendim për prokuroren  Fatjona Memçajn, e cila e kaloi duke u rikonfirmuar në Apelin e Tiranës.

Pasuria qe nuk u justifikua

Në seancën dëgjimore të pak ditëve më parë relatorja Brunilda Bekteshi tha se hetimi administrativ mbi pasurinë e Xhoxhaj ka konstatuar se nuk justifikohet origjina e të ardhurave për një shtëpi 101 metra katrorë në Tiranë, në një apartament në Gjirin e Lalzit ka mungesë të justifikimit të të ardhurave të ligjshme në vlerën e 450 mijë lekëve si edhe ka përfituar 100 metra katorë më shumë sesa i takonte. 

Mosjustifikim të të ardhurave kishte edhe për bashkëjetuesin e gjyqtares i cili sipas Komisionit mbante më shumë lekë kesh sesa i lejonte ligji. 


Kush ka ikur deri tani?
Deri tani nga Gjykata Kushtetuese janë shkarkuar

Fatos Lulo

Altina Xhoxhaj

Besnik Ymeraj ka dhënë dorëheqjen

Fatmir Hoxha do të dalë para gjykatës më 7 maj


EMISIONET