Shkarkohet gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Ervin Metalla

Shkarkohet gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Ervin Metalla.
Vendimi u mor sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Në seancën dëgjimore të 18 korrikut u mësua se Metalla kishte marrë një kredi si i pastrehë për një shtëpi në Durrës. Gjithashtu ka marrë dhe një kredi tjetër lehtësuese dhe se njërës prej kredive ia kishte ndryshuar destinacionin e kredisë, duke ia kaluar të vëllait.
Po kështu Metalla kishte përfaqësuar një firmë në Gjykatën e Strasburgut, të cilës i është pezulluar aktiviteti në Shqipëri. Dëmshpërblimi që firma kishte fituar në Gjykatën e Strasburgut i kishte kaluar në llogarinë e gjyqtarit.