Shkarkimi i Hajdarmatajt, Lu mbështet Markun: Politika të mos ndërhyjë

Shkarkimi i Hajdarmatajt, Lu mbështet Markun: Politika të mos

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka reaguar për shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, duke theksuar se ky është një moment kur Shqipëria duhet të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike

Lu: "Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme. Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa".

Reagimi i ambasadori Lu vjen pas vendimit të sotëm të kryeprokurores Arta Marku për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili po hetonte dosjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Shkarkimi ka shkaktuar reagime të forta në radhët e opozitës. Në vend të Hajdarmataj, është emëruar prokurorja e Durrësit Donika Prela.

EMISIONET