Shkarkimi i prokurorit të “Babales”, Salianji: Rama e përdori kundër opozitës dhe e flaku jashtë sistemit

Shkarkimi i prokurorit të “Babales”, Salianji: Rama e

Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji është shprehu se shkarkimi i prokurorit të dosjes “Babalja” është rasti kur sipas tij Edi Rama i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe më i pasi i largon nga sistemi me vetting.

Salianji tha se prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri u përdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar vëllain e ish-ministri të Brendshëm, Agron Xhafajn nga akuzat për trafik droge.

Ish-deputeti i PD shtoi se kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do të mbajë përgjegjësi.

Ervin Salianji: “Përparim Kulluri është rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me vetting. 

Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafaj nga akuza e trafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit  të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vëllai i ministrit të  Brendshëm. Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi!

Ne nuk harrojmë!”

Lexo: Prokurori i dosjes 'Babalja' ngec në rrjetën e vettingut

EMISIONET