Në ditën ndërkombëtare të arsimit, studentë dhe përfaqëues të Qëndresës Qytetare organizuan një manifestim kundër korrupsionit në shklolla. E konceptuar si një ceremoni diplomimi në "Univeristetin e Shkencave të Korrupsionit", studentët ironizuan fenomene si shitja e notës, mungesa e kushteve, favorizimi apo korruptimi i pedagogëve. 

Korrupsioni në universitete ngriti në protestë studentë dhe përfaqësues të Qëndresës Qytetare, në ditën ndërkombëtare të arsimit.

Qytetar: Është burimi i korrupsionit në të gjitha nivelet e administratës.Nëse në universitet mëson si të korruptosh dhe të korruptohesh edhe kur të bëhesh mjek, kryetar bashkie dhe deputet do ta ushtrosh atë lloj profesioni. 

Përpos korrupsionit, problematikë e rëndë mbetet dhe moszbatimi i paktit për univeritetin, që përmban kërkesat që studentët parashtruan në dhjetor të 2018.

Qytetar: Ku përmban të gjitha llojet e veprave penale apo problematika si nepotizmi, korrupsioni apo favorizimet të cilat e kanë degraduar sistemin arsimor duke bërë që diploma shqiptare të jetë diploma më pak vlerë në rajon dhe Evropë. 

E konceptuar si një ceremoni diplomimi, studentët mbajtën fjalën në rolin e dekanit dhe të rektorit, duke ironiuzar fenomenet për të cilat u ngritën në protestë.

Student: Si rektor i "Universitetit të Shkencave të Korrupsionit" kam vendosur të plotësoj 100 përqind të Parlamentit me doktoratura plotësisht falas.

Më pas shpërndanë dhe diploma nga universiteti që e pagëzuan me emrin "Universiteti i Shkencave të Korrupsionit".

Dy ditë më parë, edhe studentë të fakulteteve të ndryshme në Tiranë u rikthyen në protestë duke kërkuar rrëzimine ligjit për arsimin e lartë, për të cilin po mbledhin dhe 20 mijë firma.

/Ora News.tv/