Shiti veshkën për të blerë iPhone, 25-vjeçari mbetet "gjysmë njeri"

Shiti veshkën për të blerë iPhone, 25-vjeçari mbetet

Një 25-vjeçar, që shiti një prej veshkave të tij në tregun e zi për të blerë një iPhone dhe iPad të ri, ka mbetur me aftësi të kufizuar.

I riu nga Kina nuk lëviz dot nga krevati dhe kërkon kujdes të vazhdueshëm.

Djali, i njohur me mbiemrin Wang, hoqi veshkën në një klinikë të nëndheshme përpara se ta shiste në tregun e zi për 2.528 paund në vitin 2011, kur ishte vetëm 17 vjeç.

Ai donte të blinte një iPhone dhe iPad për ti provuar shokëve të klasës së është trendi, por prindërit e tij të varfër nuk mund ti përballonin shpenzimet.

Historia e 25-vjeçarit tronditi vendin në atë kohë, duke bërë që  iPhone të konsiderohej si 'makineria e veshkave' nga përdoruesit e internetit.

Për të blerë telefonin, Wang në atë kohë gjeti tre ndërmjetës në një platformë kineze të bisedimeve online QQ, të cilët i premtuan ta ndihmonin në realizimin e ëndrrës së tij, por me koston e një veshke.

Për të përfunduar transaksionin, Wang udhëtoi nga vendlindja e tij në Provincën lindore Anhui , një nga provincat më të varfra të Kinës, në Provincën jugore Hunan në prill të vitit 2011.

Ai organizoi udhëtimin fshehurazi dhe as prindërit e tij nuk ishin në dijeni të planit.

Pas mbërritjes në Hunan, ndërmjetësuesit e dërguan djalin tek dy kirurgë, një asistent kirurg dhe një infermiere, që punonin në spitalet lokale.

Operacioni u zhvillua në një klinikë të paautorizuar.

Veshka u shit pastaj tek një pacient me anë të një ndërmjetësi në mënyrë të paligjshme dhe marrësi pagoi 17.258 paund si edhe 7.860 paund për organin. Wang mori 10% të fitimit të totalit, ndërkohë që ndërmjetësit mbajtën shumicën e parave.

Djali menjëherë bleu një iPhone 4 dhe një iPad 2 me paratë përpara se të kthehej në Provinca Anhui.

Nëna e tij zbuloi situatën dhe kur e pa me aparatet digjitale në dorë.

Ajo pyeti se ku i mori marrë paratë dhe Wang i tha se kishte shitur veshkën.

Pas operacionit, shëndeti i Wang u përkeqësua. Tani ai vuan nga mungesa e veshkës dhe është me aftësi të kufizuara.

Në prill të vitit 2012, nëntë njerëz të përfshirë në çështje, mes tyre tre ndërmjetës dhe dy mjekë u akuzuan nga prokurorët publikë në qytetin e Chenzhou ku u bë operacioni. Ndërmjetësit u dënuan tre deri në pesë vite burg ndërsa dy mjekët u dënuan me tre vite secili.

Familjes së Ëang iu dha 169.000 paund si kompensim.

Shtatë vite pas shitjes së veshkës, jeta e Wang është bërë jashtëzakonisht e vështirë.

Ai qëndron çdo ditë në shtrat pa lëvizur dhe me familjen që kujdeset për të.

Wang braktisi studimet e tij dhe jeton me përfitime sociale. 25-vjeçari vuan nga dështimi i veshkës dhe ka nevojë për dializë të rregullt.

EMISIONET