Shisnin kanabis në doza të vogla, pranga vëllezërve në Lezhë

Shisnin kanabis në doza të vogla, pranga vëllezërve në

Policia e Lezhës ka arrestuar dy vëllezër për shitje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për shtetasit  K.Gj., 20 vjeç dhe E.Gj., 22 vjeç.

Sipas policisë ata shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla. Gjatë kontrollit në banesën e tyre në lagjen"Besëlidhja" në Lezhë, policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 37 doza të vogla, gati për shitje si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë në ngarkim të tyre për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

EMISIONET