Shisnin ilaçet e HIV dhe gripit për kurimin e koronavirusit, dy faqe webi marrin paralajmërim nga FDA

Shisnin ilaçet e HIV dhe gripit për kurimin e koronavirusit, dy faqe

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara (FDA) tha të hënën se kishte paralajmëruar dy faqe webi për të ndaluar shitjen e barnave që në mënyrë të rreme pretendonin se trajtonin koronavirusin.

Aktualisht nuk ka asnjë ilaç ose trajtim të aprovuar për koronavirusin, megjithëse FDA i ka dhënë autorizim përdorimi urgjent ilaçit (EUA) remdesivir, bërë nga Gilead Sciences. EUA nuk kërkon procesin e miratimit të plotë.

FDA thotë që ka shumë faqe në internet që ofrojnë trajtime të pajustifikuara dhe të paautorizuara për virusin. Ajo paralajmëroi dy prej tyre - Foxroids.com dhe Antroids.com. Të dyja faqet që janë të ngjashme, ishin duke ofruar ilaçe HIV dhe gripi për trajtimin e koronavirusit.

Lopinavir dhe ritonavir shiten për të trajtuar HIV-in. Ato u testuan kundër Covid-19, por u zbuluan se ishin joefikas në mars.

Të dyja faqet ofruan gjithashtu edhe oseltamivir, të aprovuar për trajtimin e gripit dhe zakonisht shiten me emrin e markës Tamiflu, si një trajtim për Covid-19. Prodhuesi Tamiflu Roche tha se ilaçi është gjithashtu joefikas kundër koronavirusit.

Të dyja faqet, të cilat gjithashtu ofrojnë ilaçe të tilla si steroide për shitje në internet, duket se kanë hequr ofertat e tyre të ilaçeve “kundër” koronavirusit pas paralajmërimit të FDA.

EMISIONET