Dy persona janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një grua po ndiqet në gjendje të lirë pasi akuzohen për shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla.

Në pranga u vunë shtetasit Emiljan Hajdari 42 vjeç dhe  Arjan Pjetri 46 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu po ndiqet në gjendje të lirë shtetasja V. P. 43 vjeçe, banuese në Shkodër.

"Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës.  Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike heroine, e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë", thuhet në njoftimin e policisë.  

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndëkohë Policia e Krujës ka arrestuar tre persona me masën e sigurisë arrest me burg, të shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" e kryer në bashkëpunim.

Të arrestuarit janë H. M., 64 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" e kryer në bashkëpunim dhe H. Rr., 64 vjeç, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", të tre banues në Krujë", tha policia.


/Ora News.tv/