Shikoni si është përmbysur makina në Kukës, plagosen tre lezhjanë

Tre të rinj nga Lezha  i kanë shpëtuar mrekullisht një aksidenti në  Kukës të ndodhur mesditen e së premtes, 11 maj 2018. 

Mjeti tip “Ford” me targa  AA086TH  ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. 

Dyshimet e para janë për  shpejtësit  tej normave të lëjuara gjatë lëvizjes  së automjetit. 

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të spitalit të Kukësit,  në dalje të qytetit disa metra afër Urës së Drinit të zi ndërsa brenda  makinës udhëtonin tre persona. 

Ndonëse kanë marrë plagë, tre të rinjtë,  Aleksandër Tanushi 26-vjeç, Fatjon Bregu 25-vjeç  dhe Mark Tanushi 27-vjeç ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Policia e  Kukësit  dhe Shërbimi Zjarrëfikës  ishin në vendin e aksidentit, ndërsa  po hetohet për shkaqet. 

Vendi ku ndodhi aksidenti është një pike e  rrezikshme per automjetet pasi  ka fushë pamje të  kufizuar dhe kthesa  të cilat në jo pak raste janë shkaktuar aksidente  që fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish.  


EMISIONET