Shijak, të shtëna me armë në drejtim të një automjeti

Shijak, të shtëna me armë në drejtim të një

Një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjet. Ngjarja ka ndodhur në Shijak mbrëmjen e djeshme dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, shtetasin me iniciale I. B., 27 vjeç, dhe e ka shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" e mbetur në tentativë dhe "Armëmbatja pa leje".

"Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

EMISIONET