Shihni videon/ Shembet ura, zë poshtë makinat

Shihni videon/ Shembet ura, zë poshtë makinat

Tre njerëz u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga shembja e një ure në provincën Jiangsu lindore të Kinës.

Sikurse shihet edhe në video ndërsa makinat kalojnë poshtë saj, një pjesë e urës shkëputet duke i zënë ato poshtë.

Ura, në një seksion autostradash në qytetin e Gusui, goditi tre makina, duke vrarë tre persona në dy prej tyre makinave që zuri poshtë. Ndërsa automjeti i tretë që u shtyp ishte i parkuar nën urë, pa asnjë brenda.

Punëtorët e shpëtimit dhe ekspertët e ministrisë së Transportit të Kinës thanë se sipas hetimeve paraprake ura u rrëzua sepse mbi të ishin duke kaluar kamionë të tonazhit të rëndë.


EMISIONET