"Shigjeta" Luiza Gega kualifikohet në finalen e Kampionatit Europian

"Shigjeta" Luiza Gega kualifikohet në finalen e Kampionatit

Luiza Gega vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer. Pavarësisht moshës, atletja shqiptare ka kaluar në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa të Europianit të Atletikës. Gega u rendit e dyta në disiplinën e saj, duke e prerë finishin me kohën 9 minuta, 33 sekonda dhe 11 të qindat.

Në finalen e garës së 3.000 metrave me pengesa u kualifikuan 5 vendet e para të çdo baterie kualifikuese, që në total ishin dy të tilla, si dhe 5 kohët e tjera më të shpejta. Luiza Gega arriti që ta pozicionohet brenda këtyre 5 vendeve të para dhe e ruajti atë gjatë të gjithë kohës, duke siguruar përfundimisht pjesëmarrjen në finalen e garës së 3.000 metrave me pengesa.

Gara finale do të zhvillohet këtë të dielë në “Olimpiastadion” të Berlinit.


EMISIONET