Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, Haradinaj: Kam qenë kundër në opozitë, jam dhe tani
Ramush Haradinaj i qëndron kërkesës për shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale, edhe pse prej SHBA është kërkuar që politika ti qëndrojë larg kësaj nisme. Kryeministri i Kosovës shton se këtë mendim e ka pasur në opozitë ndaj dhe nuk mund ta ndryshojë tashmë në pushtet.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i qëndron vendimit për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Në këtë mënyrë kreu i AAK-sw kundërshton qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, teksa thekson se drafti është në parlament ku dhe pret të votohet.
Haradinaj shton se kundër është dhe për ligjin e asociacionit të komunave serbe.
Haradinaj: Aleanca ka votë kundër, ka pas për Gjykatën Speciale dhe e ka. Ka votë kundër për bashkësinë e komunave serbe, versionin që e ka rrëzuar Gjykata. Ka votë kundër për dhomat e posaçme, ka qenë dhe është. Asnjë ndryshim, asnjë befasi, asnjë gjë e re jo. I vetmi dallim është, kam qenë kundër si opozitë, jam kundër edhe në qeverisje. Unë nuk kam ardhur për pështatje dhe nuk ju përshtatem.
Kryeministri Kosovës nuk i është shmangur pyetjeve mbi pushimet në Zvicër, por shton se ato i kanë kushtuar 7 mijë euro.
Haradinaj: Pushimi, t’iu them të drejtën unë pare kam për pushim edhe për nja dy a tre, veç kohë s’po kam. Unë kam qenë veç tri netë në pushim, shtatë mijë euro më ka kushtuar, prej parave të mija është paguar, por nuk po dua me hy në debat me këto mediat. Unë jam prej atyre që nuk përshtatna shumë, shkelin shumë mina. Pra, ia prishi planet shumë kujt, e di që ma kthejnë në mënyrë të ndryshme, sepse i kanë instrumentet e veta me më goditë. P.sh. vetë me prodhimin e rrymës në Kosovë, Kosova ka fituar mbi 100 milionë euro, ku vetëm gjatë dimrit kemi pasur me importuar mbi 100 milionë dhe me rritë çmimin e energjisë, mirëpo, fakti që ne kemi lëshuar në prodhim edhe një kapacitet, e kemi ulë çmimin e energjisë në krejt regjionin, pra edhe në Serbi, edhe në Maqedoni dhe në Mal të Zi për 30 euro. Andaj, e di që i kam idhnu plot dhe e di që do ta marrë goditje të tilla, mirëpo nuk e kam shumë problem, kënaqem.
Këtë të enjte Haradinaj ka zhvilluar një takim në komunën e Gjakovës, ku me kryetarin e saj Ardian Gjini ka diskutuar mbi qeverisjen lokale, për nivelin e shërbimeve, për shkallën e transparencës dhe për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.