Sherr mes mbretit të rapit dhe presidentit të ardhshëm, shkak tradhtia

Ata kanë debatuar në sytë e publikut për muaj me rradhë, por të premten Drake vendosi të thojë publikisht se çfarë e shkaktoi sherrin me ish-mikun e tij Kanye West.

Gjatë bisedës me LeBron James, Drake që konsiderohet si mbreti i rapit për këtë epokë shpjegoi tradhtinë që ndjeu kur West publikoi albumin e tij "Ye" vetëm pak javë para se të dilte albumi i reperit "Scorpion". Ai nuk e dinte që kolegu i tij po e përdorte për të sjellë diçka për veten.

Para publikimit, Drake tha se ishte takuar me Kanye në studio. Atje dyshohet se bashkëshorti i Kim i ka bërë presion Drake për albumin e tij duke e bindur se kishte qëllime të mira. Ndër të tjera, nuk i rrëfeu për asnjë moment se po punonte për "Ye".

"Ai më bërë një fjalim të mirë duke më thënë se po bën para, është baba dhe donte të më ndihmonte. Më tha se duhet të isha transparent me të e ti tregoja se duhet të luaja muzikën time për ti treguar se çfarë do publikoj. Besoj se çdo njeri do mashtrohej nga fjalët e mira, prandaj i tregova muzikën time.

Më dha muzikën e këngës "Lift yourself" dhe unë fillova të punoj për të. Më vonë kuptova se çdo gjë është mashtrim. Ai e publikoi vetë atë këngë dhe në një mënyrë tepër të papritur zbuloi se do sjellë albumin e ri. Isha me të si mik duke folur për punë dhe gjithçka përfundoi kështu", rrëfeu Drake për emisionin 'The Shop'.

Ndër të tjera, Kanye përdori një sekret nga jeta personale e Drake, të cilin mund ta lexoni këtu: Drake akuzon Kanye West për zbulimin e detajeve për djalin e fshehtë

EMISIONET