Sherr me thika në zonën e "Misto Mames", një në pranga, një në kërkim

Sherr me thika në zonën e "Misto Mames", një në

Një sherr ka ndodhur në zonën e "Misto Mames" në Tiranë, ku dy persona kanë goditur me mjete të mprehta një person tjetër.

"Dy shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit", thotë policia.

Pas një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit T. SH., 51 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim e shtetasit I. Sh., 20 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", e kryer në bashkëpunim.

EMISIONET