Tepelenë: Plagosi me thikë 25-vjeçarin, arrestohet autori

Tepelenë: Plagosi me thikë 25-vjeçarin, arrestohet autori

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë të një 25-vjeçari në fshatin Hormovë të Tepelenës.

Përdorimi i thikave erdhi pas një sherri të çastit ndërmjet tyre.

''Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë eshtë bërë e mundur kapja e shtetasit E. K., (i cili është gjithashtu  i dëmtuar) dhe po shoqërohet për në spital për të marë ndihmën mjekësore dhe për të vijuar me veprimet proceduriale'', thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ndodhi medistën e sotme (1 korrik), teksa rreth orës 13:00, mbërriti në spitalin Rajonal të Gjirokastrës i plagosur me iniciale L.I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

EMISIONET