Sherr dhe ofendime në “360 gradë”. Zonja nga publiku përplaset me polemistin Arben Meçe, degjeneron në fyerje biseda

Sherr dhe ofendime në “360 gradë”. Zonja nga publiku

Debate të forta janë shkaktuar në studione  “360 Gradë”, ku në sherrin mes të ftuarëve në studio është përfshirë dhe një zonj nga publiku. Ajo doli kundër inxhinierit Arben Meçe duke i kërkuar atij të largohet nga studio, për mënyrën se si po i lexonte nenet e Kushtetutës. Por inxhinieri Meçe me ironi iu drejtua zonjës nga publiku se “nuk duhet të të pranojnë ty”.

Pjesë nga debati:

Zonja nga publiku: Siç i lexon Arben Meçe nenet i lexon dhe djali im. Ti po lexoje nenet...

Arben Meçe: Të vi debati i Kushtetutës në dorën tënde, që nga ky moment...qëkur bëhet pjesë e kësaj tavoline fjala jote...

Zonja nga publiku: Ti duhet të ikësh...

Arben  Meçe: Të kanë thirrur ty në këtë tavolinë, nuk duhet të të pranojnë ty...

Zonja nga publiku: Të lexohen nenet në atë formë nga një inxhinier, ashtu lexohen nenet...

Zheji: Ai është polemist, ai ka qenë ligjvënës, është talent...

Zonja nga publiku: Ai mund të jetë talent sa të dojë, por para një juriste është shumë ndryshe. Nëse nuk respekton publikun është i mbaruar në atë tavolinë. 

Liçaj: Ti do më japësh ndonjë ditë leksione aktrimi mua o gjitholog...

Meçe: Nuk mjaftuat katër veta këtu duhesh edhe ti...

Liçaj: Ti mirë që nuk merr vesh po i mbush mëndjen vetes se je i ditur ky është problemi jot...

Meçe: Dy artistë këtu dhe një juriste nuk e mbrojtën dot argumentin dole ti (i drejtohet zonjës nga publiku) të mbrosh argumentin....

Agim Doçi: Unë jam malësor, dhe po erdhe në debat me mua unë ti heq pantallonat nga qafa. E dyta Ben, të kam dashur dhe respektuar, por do t`i propozoj Ilir Metës të të marrë këshilltar dhe do të na shpëtojë edhe neve.

Meçe: Dua të thuash shprehjen që të kamë thënë 1996: Për sa kohë që në PD janë .... Arben Meçe nuk ka për të qenë në krahë të tyre, do të jetë luftëtarë i tyre. Mos të kujtoj Gimi se ka oratorinë dhe fiton, unë kam argumenta....

Debatin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:


EMISIONET