Shqiptari aksidenton për vdekje motoçiklistin në Romë

Shqiptari aksidenton për vdekje motoçiklistin në Romë

Mbrëmjen e djeshme një aksident i rënë i ka marrë jetën një motoçiklisti 32-vjeçar.

Sikurse raportojnë mediat italiane ngjarja e rënë ka ndodhur në Romë, në Via Casilina.

Personi që e ka përplasur është një 49-vjeçar shqiptar, me inicialet X.N.

Shqiptari ishte duke drejtuar makinën në drejtim të gabuar, duke shkaktuar aksidentin fatal.

Më pas shqiptari u gjurmua nga policia në zonën e Giardinetti, jo shumë larg nga vendi i aksidentit, ende i dehur.

Shqiptari u arrestua nën akuzën e vrasjes në rrugë.

EMISIONET