Shengeni ballkanik, Hila: Thikë pas shpine Kosovës. Xhufi: Po e trajtojmë Serbinë me superioritet

Shengeni ballkanik, Hila: Thikë pas shpine Kosovës. Xhufi: Po e

Në emisionin “Arena” në RTV Ora është folur për shengenin ballkanik, që pritet të nënshkruhet nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Për këtë janë mbledhur në Novi Sad të Serbisë, liderët e tre vendeve.

Moderatori i programit Dritan Hila tha se ky veprim është një thikë pas shpine për Kosovën, Madje edhe për historianin Pëllumb Xhufi është i panevojshëm.

Hila: A është shengeni i vendeve Ballkanike një lloj thike pas shpine ndaj Kosovës?

Çipa: Në të gjithë Ballkanin shkon pa viza.

Xhufi: Po ç'është ky shengen atëherë?

Nurellari: Është shengeni ekonomik.

Hila: A është një thikë pas shpine për Kosovën, një lloj getoizimi  i saj?

Furxhi: Nuk është

Hila: Si jo, je grumbulluar tre shtete dhe Kosova është nëj vrimë e zezë në mes, ti e përjashton nga lëvizja e lirë dhe nga lëvizja e mallrave.

Xhufi: Tani e lëmë Kosovën, pse nuk është futur Bosnja e Hercegovina?

Hila: Po Bosnja është mënjanë, por Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria e rrethojnë Kosovën.

Xhufi: përse këto 3 vende, pse ky ekzaltim, pse e trajtojmë Serbinë si ta kemi kufi. Serbia nuk është vend kufitar i yni, nuk është vend prioritar që mund të ndërtojmë marrëdhënie strategjike.

Çipa: Ore, më bën përshtypje një fakt, ambasadori i Serbisë në Shqipëri ka 40 vjet, 20 të sigurt dhe se kuptoj pse!


EMISIONET