Shembet ura që shkaktonte përmbytje në Fushë Krujë

Shembet ura që shkaktonte përmbytje në Fushë Krujë

Në Fushë Krujë, nisi shembja e Urës mbi lumin Zezë e cila ndër vite është bërë shkak për përmbytje. Ura e re do të rindërtohet në të njëjtin vend, por do të jetë me e lartë duke shmangur rrezikun e përmbytjeve sa herë ka reshje shiu.

Ura mbi lumin Zezë në Fushë Krujë që ndër vite është bërë shkak për përmbytje, tashmë po shembet.

Në vend të saj do të ndërtohet një e re, 22 metra e gjërë dhe 40 metra e gjatë.

Paralelisht me rindërtimin e urës, do të rehabilitohet i gjithë shtrati dhe argjinatura e lumit.

Ndërhyrja me vlerë 441.897.654 lek synon të shpëtojë këtë pjesë të fushë krujës nga rreziku i përmbytjeve është mirëpritur nga banorët, por që e cilësojnë të vonuar.

Puna filloi të enjten dhe deri në ndërtimin e urës së re, autoritetet kanë marrë masa për devijimin e lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve përmes urave të vogla provizore.


EMISIONET