Konsulenti, Olindo Shehu, nuk mendon se është vetëm ulja e pragut të TVSH-së që nxit informalitetin.

I ftuar në "Ekopolitikë", Shehu thotë se nuk luftohet informaliteti me një ligj për procedurat, i cili ka pasur arnime 144 herë në jetëgjatësinë e vet.

Shehu: Nuk mendoj se është vetëm ulja e pragut të TVSH që detyron biznesin të shkoj drejt informalitetit, është pak me e gjerë tema e informalitetit. Mund të shkojmë që nga teoria deri te praktika, po në momentin kur ti mundohesh të mbledhësh një taksë kur thesi është i shpuar nga të gjitha anët dhe ti mundohesh ta kapësh nuk e mbledh dot atë sepse është e pamundur të luftojmë informalitetin me një ligj për procedurat i cili ka pasur arnime 144 herë në jetëgjatësinë e vet.

Kemi ligjin për tatimin mbi të ardhurat 1998 realiteti i '98 me realitetin e 2019 me ndryshime pa fund. Ne konsulentët nuk i japim dot drejtim asaj e jo më bizneset, pra kemi aq shumë vrima në legjislacionin tonë saqë këto masa që ne pretenodjme se marrim për te luftuar informalitetin nuk do kenë ndonjëherë efikasitet, nëse nuk e marrim seriozisht këtë gjë dhe e kapim nga fillimi.

Mungesa e të ardhurave në buxhetin e shtetit ndër këto vite, ka patjetër një imapkt shumë të madh edhe informaliteti, por une mendoj që për mos tu fokusuar tek ajo që na mungon, shteti mbase duhet te fokusohej sesi mund ta ndihmonte biznesin për të zhvilluar biznes.

Nëse unë jam koshient vetë individualisht, por edhe një biznes që këtë tatim e paguaj sepse kam marrë diçka mbrapsht do ta paguaj. Por nëse nuk jam duke marrë asnjë gjë mbarpsht, kjo për mua është një gjobë dhe unë do mungohem ta shmang.



/Ora News.tv/