Shehi: Rama hiqet si Mesia, të nxjerrë faturën e dëmeve pastaj rindërtimi

Shehi: Rama hiqet si Mesia, të nxjerrë faturën e dëmeve

Buxheti 2020 do të përqëndrohet te paketa e rindërtimit nga tërmeti.  Qeveria ka parashikuar një fond  prej 20 miliardë lekë, nga të cilat 13 miliardë do të financohen nga buxheti i brendshëm dhe 7 miliardë nga donatorët.

Ndërkohë Komisioni Europian ka njoftuar mbajtjen e konferencës së donatorëve në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Për kreun  e LZHK-së gjithë procesi ka nisur mbrapsht pasi ende nuk kemi një faturë të dëmeve nga tërmeti.

Shehi: Sa do të jetë fatura do të dalë. Të dalë fatura dhe të fillojnë të bëjnë hesapet. Ndërtuesit janë turrur.Të shikojmë kush janë prioritetet, ka shtëpi dhe pallate që fare mirë mund të riparohen.Ideja se do bëhen dy lagje apo një, nuk është në dorë të kryeministrit. Nuk ndërton ky sulltanatin e vet, por shteti shqiptar ndërton shtëpi për shtetasit shqiptarë që janë dëmtuar dhe sipas ligjeve duhen zhdëmtuar. Kjo bëhet në një shtet europian, ndoshta nga Arabia mund ta bëjnë ndryshe. Pasi të zgjidhim emergjencat duhet të hapë konkursin për mënyrën  e rindërtimit, do bëhen shtëpi individuale, me fshatra, do ndërhyjmë te urbanistika apo do riparojmë aty ku ishte. Planin zhvillimor kemi kohë ta bëjmë dhe duhet bërë me qetësi dhe seriozitet.

I ftuar  në RTV Ora, Shehi po kaq të rëndësishme e konsideron e garantimin e sigurisë fizike të veprave publike.

Shehi: A janë kontrolluar objektet publike që janë rrugë, ura, diga, stacione, nënstacionet e energjisë elektrike, shkollat.Ideja e panikut shpërndahet dhe prej kësaj.Idenë e panikut që është ankuar kryeministri e shpërndan vetë me 4-5 orë kronikë te shembjet. Na ka rënë një hall i madh por nuk është fundi i botës, tërmete ndodhin kudo. Do ti dalim për zot me mundësitë që kemi. Si tërmeti në mëngjes që i heq tullat shtëpive të shqiptarëve, ky i heq tullat shtetit shqiptar.

EMISIONET