Shehi dhe Vasili ne RTV Ora: Përgjigjja që s'erdhi nga politika po vjen nga rruga. Horrat s'mund te shkarkojne Presidentin

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi komentojnë në studion e RTV Ora tensionet të cilat janë regjistruar prej mbrëmjes së djeshme para KZAZ të bashkive të opozitës.

Petrit Vasili: Jemi në një situatë të antiligjit absolut. Çdo lloj reagimi ndaj anti-ligjit është legjitim.

Dashamir Shehi: Ky është rezultat logjik i kësaj periudhe. Nuk erdhi mbrëmë. Nëse nuk ka reagim për demonstratën e parë, të dytën të tretën, nuk ka reagim për dekretin, për Europën që na përzuri mbrëmë, sigurisht që qytetarët marrin gjiuthë lirinë e vet të reagojnë, Brenda këtij reagimi sigurisht që mund të ketë dhe eksese. Këtu ka munguar përgjigjja politike dhe përgjigjja po vjen nga rruga. Uroj që brenda këtyre dy ditëve të gjendet përgjigje kësaj pune pasi situatat mund të rrëshqasin dhe pastaj edhe në mënyrë të papritur. Kjo që po ndodh është e rëndë në dukje por deri sot ka qenë e përballueshme. Fatmirësisht nuk kemi përshkallëzim.

Komentohet dhe nisma e maxhorancës për shkarkimin e presidentit

Petrit Vasili: Kush do ta shkarkojë presidentin? Kjo bandë horrash që provohet nga BILD?T Taulant Balla e Toyota Yaris? Kush do ta shkarkojë? Në emër të kujt? Të cilit moral? Që ne kusarët e votave, bërë njësh me kriminelët do të shkarkojmë presidentin e Republikës?! Këtu përpara është çështja triumfon krimi, i cili u provua katërcipërisht nga BILD. Ato që BILD publikon nuk janë përgjimet që i kam bërë unë apo Dash Shehi por përgjime të bëra nga prokuroria.

Ky soj horrash do të shkarkojë dhe do të imponojnë anti-ligjin? Populli është në këmbë sepse ka dëgjuar një batërdi me maskarallëqe të inkriminalizimit të pabesueshëm. Cfarë do të ndodhte. Janë njerëz që kanë uzurpura në mënyrë puciste pushtetin dhe populli mund të legjitimojë të gjitha format e reagimit. Vala e madhe ende nuk ka ardhur për meritë të opozitës shqiptare që ka bërë të pamundurën të përmbajë këtë furi popullore.

Komentohet Përgjimet e BILD

Dashamir Shehi: Kjo maxhorancë është kriminalizuar aq shumë sa këto i duken gjëra të vogla. Uroj që gazetat e huaja ti nxjerrin fundin, për të bindur opinionin për atë që ndodh në Shqipëri dhe ne e dimë shumë mirë se cfarë ndodh. Të huajt të binden një herë e mirë sesa kohë që ky personazh të qëndrojë në krye të këtij vendi do të quhen zullume të vogla. Ne nuk qeverisemi nga institucionet por nga një njeri dhe humori i këtij njeriu. Nëse ky është në ditë të keqe lëshon budallalliqet e veta sepse mendon se është e drejta e tij absolute të dhunojë këto të tjerët. Ky është i mencuri, i dituri, i pasuri, të tjerët janë të varfër, budallenj e maskarenj.

Petrit Vasili:  E tërë situate e rendit dhe e sigurisë është tronditur thellë, pasi përpara shqiptarëve është një kryeministër që është vendosur kundër ligjit. Kjo është gjëja më e padëgjuar që ka ndodhur ndonjëherë. Ky është një kryeministër i kundra ligjit që ka tronditur rendin dhe sigurinë.

Dashamir Shehi: Aksioni opozitar po shkon drejt suksesit. Ia kemi mbërritur atë që kemi pretenduar. Zgjedhje karaxhozllëqe nuk duhet të bëhen. Duhen të bëhen me ligje të reja dhe rregulla të reja dhe jo me këto personazhe që i nxjerrin gazetat e huaja. Bild konfirmon se ju keni një kryeministër gangster. A kanë qenë ganster dhe të tjerët dhe a janë vjedhur dhe zgjedhjet e tjera, posi të gjitha janë teza për diskutim, por siç thotë populli ky është kalë i kapur.

Presidenti bëri mirë që i ka dërguar letër OSBE për të konfirmuar zyrtarisht pozicionin shqiptar. Por OSBE ka ambassador ne Shqiperi, po a i dëgjuan këta ambasadorë, se cfarë tha BILD se nga Gjermania erdhi.

EMISIONET